Një automjet tip furgon është djegur gjatë natës në Vlorë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes. Ndër të tjera mësohet se automjeti i djegur përdorej për transport kombëtar dhe ndërkombëtar dhe paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. /abcnews.al