Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti ka dhënë intervistën e fundit para votimeve, pasi nesër është heshtje zgjedhore. Mbrëmjen e sotme ai përpos premtimeve, foli edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama duke treguar se përse u ftohën raportet.
“Nga pikëpamja jonë, marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri duhet të jenë përtej qeverive e partive që shkojnë e vijnë. Me Ramën nuk kanë qenë marrëdhënie të këqija. Nuk kanë qenë të mira për shkak të ideve të shkëmbimit territorial që u shndërruan në projekt. Më pas mosmarrëveshjeve iu shtuan edhe ajo e Minishengenit”.
Kurti foli edhe për marrëveshjet Shqipëri-Kosovë. “Ajo që ne duhet të bëjmë është që të kalojmë nga marrëveshjet në mekanizma konkrete. Vendet e BE janë shumë më të integruara se Shqipëria dhe Kosova. E para politika e jashtme, nuk e kemi komoditetin që Kosova dhe Shqipëria të kenë diferenca në politikën e jashtme.
E dyta është siguria dhe mbrojtja dhe e treta burimet dhe energjia. Në këto tre fusha duhet të kemi komisione të përbashkëta. Pastaj duhet të krijojmë zgjidhje edhe për probleme konkrete. Mbledhjet mes 2 qeverie duhet të kalojnë mes në mekanizma konkrete. Në mbledhje duhet të ketë raport llogaridhënës” tha ai te RTV Dukagjini.
Kurti u pyet edhe për degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. “Nuk e shoh që ta shohin problematike edhe Vetëvendosjen e Tiranës. Madje as Rama nuk besoj se e sheh si problem. Ajo i jep vlera demokracisë” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al