Disa video dhe foto që kanë qarkulluar në rrjet, kanë bërë që Loredana dhe Mozzik të vihen në qendër të vëmendjes. Dyshimet për një rikthim të mundshëm lindën pasi dyshja e artistëve u fotografuan së pari në një qendër tregtare në Gjermani, për t’u pasuar më pas me një sërë detajesh të tjera që “flisnin” për një rikthim.
Megjithëse, Mozzik mohoi lajmet, një postim që bëri Loredana pak ditë më pas hodhi poshtë deklaratën e reperit. Ajo publikoi një fotografi nga një darkë, në të cilën shihej dora e saj duke mbuluar personin në sfond. Por lehtësisht kuptohej se bëhej fjalë për Mozzikun. Së fundmi, autori i hitit “Madonna” zbuloi se kishte udhëtuar drejt Milanos, të cilin e konsideroi si qytetin më të bukur të Italisë.
Por se me kë kishte udhëtuar, reperi nuk e zbuloi. As këtë herë, Mozzik nuk i ka shpëtuar syrit të fansave, të cilët kanë siguruar një foto, në të cilën shihej Mozzik i ulur në një tavolinë me një vajzë, për të cilën mendojnë se është Loredana. Sakaq, fansat e lidhin këtë me një foto që Lori publikoi pak orë më parë, ku shihej e veshur me të zeza, njëjtë me vajzën në foto.
Duke qenë se jemi në prag Shën Valentini, fansat kanë nisur të dyshojnë se dyshja është “arratisur” drejt Milanos për ta shijuar këtë ditë larg vëmendjes së mediave. Tashmë që janë ribashkuar, mbetet vetëm për t’u konfirmuar nga vetë ata. Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë reperët publikuan foto nga një studio muzikore, duke nënkuptuar se po sillnin një projekt të përbashkët. /abcnews.al