Ftohtë dhe ujë, me varkë në Obot, banorët sytë nga qielli: Ejani na shihni, vetëm Zotin kemi

schedule20:45 - 12 Shkurt, 2021

schedule 20:45 - 12 Shkurt, 2021

Nga Simon Shkreli

I gjithë fshati Obot është nën ujë. Niveli i ujit sa vjen dhe rritet, janë katër shtëpi të përmbytura.

Pas disa minutash lundrim ABC mbërrin në fshatin, ku 100 familje janë te izoluar prej 35 ditësh.

Në Obot jetesa është bërë mjaft e vështirë për banorët, të cilët kanë pësuar dëme të shumta në bujqësi, por dhe blegtori.

Gjendja shumë e vështirë. Askush nuk ka ardhur me na pa. I bëj thirrje, një ministër të vijë të na shohë. Vetëm Zotin në qiell kemi. Janë 24 dynym jonxhë nën ujë. Këtë vlerësim me e bërë” tha ai.

Vinçenc Gocaj tregon se ditët e fundit nuk ka pasur emergjenca shëndetësor. “Është mirë. Përveç një rasti. Do përkeqësohet mendoj unë. Ka me tension, ata i mjekojmë” tha ai.

Varkat  mbeten të vetmet mjete për të hyrë në fshatin Obot të Shkodrës./ db/ Abcnews.al