Superiorja, pas ndeshjes së nesërme për llogari të javës së 19-të, do të rikthehet sërish në fushë ditën e mërkurë. Për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet shtetërore në luftën për të parandaluar përhapjen e COVID-19, FSHF ka vendosur të ndryshojë sërish oraret e ndeshjeve.
Kështu, ndryshe nga sfidat e nesërme që nisin prej orës 14:00. Të mërkurën duelet e para do të luhen prej orës 13:00 dhe vetëm një ndeshje nis në orën 16:00, ajo mes Kukësit dhe Partizanit që zhvillohet në Elbasan.
Kështu të dyja skuadrat kanë mundësinë të kthehen para orës 20:00 në kryeqytet. Edhe për javën 21-të të Superiores janë përcaktuar të njëjtat orare për ndeshjet, 13:00 dhe 16:00. /abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 20
E mërkurë, më 17 shkurt 2021
Ora 13:00 | Tirana-Teuta
Ora 13:00 | Laçi-Kastrioti
Ora 13:00 | Apolonia-Bylisi
Ora 13:00 | Skënderbeu-Vllaznia
Ora 16:00 | Kukësi-Partizani