Kosovë, qytetarët peticion kundër ndarjes së territorit

schedule20:02 - 26 Gusht, 2018

schedule 20:02 - 26 Gusht, 2018

Në Kosovë ka nisur një peticion drejtuar udhëheqësve të lartë të Bashkimit Evropian ku shprehet kundërshtimi i copëtimit, këmbimit të territoreve dhe ndarjes në vija etnike. Në këtë peticion në shqip dhe anglisht kërkohet që Serbia ta njohë Kosovën dhe paralajmëron se presidenti Hashim Thaçi nuk ka autoritet ligjor për të negociuar me Serbinë.

Në vetëm disa orë, peticioni është nënshkruar nga mbi 500 qytetarë të Kosovës. Letra thotë se vetë pavarësia e Kosovës është kompromisi mes shqiptarëve dhe serbëve. Gjithashtu kërkon që Beogradi ta njohë shtetin kosovar për të parandaluar konflikte në të ardhmen. Në fund, peticioni do t’u dërgohet zyrtarëve të lartë të BE-së, përfshi përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini dhe komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn./abcnews.al