Nga Leontina Nika
Më 23 tetor, shtëpia e At Gjergj Fishtës në Fishtë, të Lezhës, Monumente Kulture, u inaugurua, pas restaurimit të saj. Në ceremoni mori pjesë Kryeministri Edi Rama edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Tre muaj pas inaugurimit dera është e kyçur.
Entuziazmi i restaurimit të kësaj shtëpie dhe hapjes së derës vetëm në një ditë, u shua shpejtë, për pjesëmarrësit ne përurim. Nuk janë të paktë turistët vendas dhe të huaj, të cilët dëshirojnë që të vizitojnë këtë objekt, por ende shtëpia ka mbetur peng i një ngërçi të pa zgjidhur mes pronarëve të shtëpisë, të cilët posedojnë çelësat dhe administratorit, që në këtë rast është Ministri e Kulturës.
Dom Nikë Ukgjini e cilësoi lojë këtë ngërç. “Shtëpinë ku ka jetuar Fisha dy vite, të bëhet lojë me atë shtëpi. bëhet lojë edhe me figura të tjera”, thotë ai.
Abc kontaktoi drejtoreshën e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër Majlinda Laçaj e cila na tha se shtëpia do të vazhdojë t’i ketë dyert e mbyllura deri sa të gjendet gjuha mes pronarëve dhe shtetit, për të nisur shndërruar në një atraksion turistik, duke e pasuruar me objekte e artefakte që lidhen me Fishtën.
Të njëjtën përgjigje morëm edhe nga Ministria e Kulturës, e cila ka investuar 5, 7 milion lekë për restaurimin e shtëpisë , e cila mbartë më shumë vlera historike sesa arkitekturore. Kjo shtëpi është shpallur Monument Kulture 6 vite më parë.