Lumi Ishëm ka përmbytur fshatin Murqinë në Krujë. Të hysh në këtë fshat duhet të kesh mjete të larta, varka apo veshje që të mos depërtojë uji.
Niveli i ujit është gati një metër gjatë ditës së sotme. Sipas banorëve niveli ka rënë pasi mbrëmjen e djeshme ishte mbi një metër. Gazetari Ahmet Zani ka tentuar të futet në një banesë, e cila ishte e rrethuar nga uji deri 1 metra lartësi.
“Këtu ndodhemi në lagjen Bregu i lumit në fshatin Murqinë,” thotë banori.
Gazetari: “Unë tentova dhe mora guxim të vij në lagjen tuaj se pashë që banesa është përmbytur. Si po e përjetoni këtë situatë?
Banori: “Kjo gjendje ndodh sa herë bie shi. Jemi të dëmtuar në ushqime blegtorale dhe në tokat bujqësore. E katërta e pesta herë që nga janari.
Të sëmurët nuk i kanë dërguar dot në spital dhe ushqime I kanë siguruar me vështirësi. Banorëve ju kanë mbetur dhe mallrat pa shitur. Ata pengohen për të dalë shkuar tek miqtë e tyre. /abcnews.al/