Po shkëlqen në Austri, Juventusi dhe City në garë për një adoleshent

schedule15:58 - 12 Shkurt, 2021

schedule 15:58 - 12 Shkurt, 2021

Mesfushori i Rapid Vienna, Yusuf Demir, po shkëlqen këtë sezon në kampionatin austriak. Edhe pse vetëm 17-vjeç ai ka arritur të shënojë dy gola e të asistojë dy të tjerë në 12 ndeshje të luajtura, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.

Tashmë nuk është më një sekret që klube si Barcelona, Real Madrid, Mancheshter City, Ajax apo dhe Juventus po monitorjnë situatën e lojtarit. Por, sipas raportimeve të mediave italiane është një garë mes dy ekipeve për lojtarin e talentuar.

Bëhet fjalë pikërisht për Juventusin e Manchester Cityn, të cilat do të garojnë mes tyre për të siguruar shërbimet e Demir. Kartoni i Yusuf vlerësohet diku te 8 milionë euro, por mesa duket janë bardhezinjtë një hap përpara, pasi tentuan ta transferonin atë dhe gjatë merkatos së janarit. Gjithçka mbetet për t’u parë gjatë verës, pasi adoleshentit i përfundon kontrata në vitin 2022. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!