Rozana Radi ka humbur të dy prindërit e saj dhe ndarja e tyre nga jeta ka lënë një boshllëk të madh. Këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të prindërve, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.
“Kur ju ishit aty shpeshherë unë isha e zënë duke u rritur, saqë harroja që s’do t’ju kisha gjithmonë! Vlerën tuaj e kuptova kur shikoja vendin bosh!”, shkruan Rozana ndërsa ka përcjellë dhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.
“E kam me ty që po më lexon tani:“Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht fotografitë!Ajo çfarë sot jam dhe shpresoj të jem nesër, ia kam borxh babait dhe nënës time. ❤️❤️ MAM & BAB”, shkruan Rozana. /abcnews.al
View this post on Instagram