Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të pëlqyer nga vajzat. Ai është shumë aktiv si me projekte muzikore ashtu dhe në rrjetet sociale, ku vazhdimisht poston foto të ndryshme.
Së fundmi, Butrinti është bërë nostalgjikë, duke e kthyer pas në kohë me anë të një postimi në Instastory. Ai ka publikuar një foto të shumë viteve më parë, kur ishte akoma fëmijë. Këngëtari nuk ka shkruar asgjë krahas fotos, por fansat janë bërë edhe më shumë kuriozë për detajet.
Kujtojmë që hiti më i fundit i Butrintit është ai me titull ‘Phantom’./abcnews.al