Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

AntiCovid është vetën fillimi: Nga ARN do të vijnë vaksinat e së ardhmes

schedule14:07 - 12 Shkurt, 2021

schedule 14:07 - 12 Shkurt, 2021

Të fundit që mbërritën u bënë të parët e klasës. Asnjëherë më parë nuk ishte realizuar një vaksinë me ARN. Ndërsa sot dy produktet e para kundër Covid, dhe ato që kanë më shumë sukses, përdorin pikërisht këtë teknikë: një sekuencë të vogël gjenetike që kur injektohet në trup i urdhëron qelizat tona të prodhojnë proteina spike të koronavirus, antigjeni që stimulon sistemin imunitar.

Efikase deri në 95 për qind, e që nuk ka nevojë për shtesa, dhe efekte anësore që nuk priten – deri tani nuk ka pasur. Tashmë kuptohet se marshimi i ARN nuk do të përfundojë këtu.

Moderna që tani mendon për të ardhmen dhe po punon për një vaksinë kundër Hiv – Aids. Mes projekteve të saj me bazë ARN është dhe një vaksinë kundër virusit në frymëmarrje – një lloj e ftohure që tek të porsalindurit, të moshuarit apo tek personat me imunitet të ulët mund të rezultojë fatale. Sipas shkencëtarëve të Covid ishte stuhia e përsosur që dëshmoi efikasitetin e një teknologjie që ishte gati për hapin e madh.

ARN është një molekulë jo shumë e re, që studiohet prej 30 vjetësh, duke pasur një financim të rëndësishëm në dekadën e fundit. Moderna kishte një vaksinë në fazën e dytë, por nëse nuk do të kishte ndodhur Covid, kjo metodë do të kishte mbetur në letër dhe për shumë kohë. Pandemia krijoi të gjitha kushtet për realizimin e kësaj vaksine me bazë ARN.

Një provim pjekurie të përshpejtuar, por gjithsesi studimet vijojnë dhe më pas duhet parë efikasiteti në terren.

Mbetet për t’u kuptuar efekti tek infektimet dhe kohëzgjatja e mbrojtjes, por rezultatet e deritanishme janë të mira. Në momentet e para të koronavirusit ishte gati një platformë pasi ishin bërë shumë studime në dy koronavirus të mëparshëm Sars 2002-2003 dhe Mers.

Kjo lejoi që të kishte rezultate brenda një kohe të shkurtër, duke pasur jo një por dy vaksina me efikasitet të lartë avantazhet e ARN kanë të bëjnë me faktin se ajo është një molekulë e sigurte nga këndvështrimi fiziologjik.

Është e thjeshtë për t’u sintetizuar dhe pak e kushtueshme. Tre përbërës që e bëjnë shumë të kërkuar dhe për vaksinat e së ardhmes.

Pse ARN do të kishte sukses aty ku për shumë vite ka pasur dështime si për shembull në rastin e një vaksine për Hiv Aid?

Sepse tashmë disa nga këto viruse njihen më mirë. Hiv studiohet prej 30 vitesh, dhe me ARN që është e lehtë për t’u sintetizuar, mund të projektohen teste me shumë antigjene. Është më e lehtë të gjendet një rrugë premtuese dhe në të ardhmen të ketë një prodhim më të gjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!