Bayern Munich arriti të fitojë ditën e djeshme dhe trofeun e gjashtë për sezonin e kaluar, pasi triumfuan në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Tigres. Kështu, bavarezët bëhen ekipi i dytë në historinë e futbollit që e arrijnë këtë gjë, pas Barcelonës së Pep Guardiolës.
Ka qenë pikërisht ky i fundit ai i cili ka reaguar pas këtij suksesi të gjermanëve. Trajneri i Manchester City ka një urim për të gjithë familjen e Bayern, por edhe një sfidë jo të zakonshme. Sigurisht me shaka…
“Urime për të gjithë familjen e Bayern për këtë sukses të jashtëzakonshëm, për të qenë kampionë të Kupës së Botës për Klube, por veçanërisht për të fituar gjashtë tituj brenda një sezoni.
Ne jemi shumë krenar për ju, unë jam shumë krenar dhe një urim shkon për Hansi Flick, lojtarët dhe stafin teknik për këtë arritje të mrekullueshme”, deklaron spanjolli.
#MiaSanMia ❤️ @PepTeam pic.twitter.com/Qd071AqQTb
— ??? FC Bayern ??? (@FCBayern) February 11, 2021
“Gjithsesi, unë do të doja t’i thoja Hansit se ju jeni skuadra e dytë që fitoni gjashtë titujt brenda një sezoni. Para jush ishte një ekip tjetër, Barcelona. Kështu që mbase mund ta telefonoj Messin dhe bandën time e mund të luajmë për titullin e shtatë? Më thuaj kur dhe ku dhe ne do të jemi atje”, përfundon Guardiola i buzëqeshur. /abcnews.al