Dalja e lumit Erzen nga shtrati, banorët: 4 përmbytje brenda 1 muaji në Sukth

schedule11:20 - 12 Shkurt, 2021

schedule 11:20 - 12 Shkurt, 2021

Sukthi është një nga zonat më të prekura ndë Durrës. Pas daljes së lumit Erzen nga shtrati dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.

Në harkun e një muaji banorët janë shprehur se të paktën janë përmbytur 4 herë.

gazetari i ABC Leonidha Musaj teksa raportoi situatën tha se disa lagje në Durrës ndodhen në ujë dhe asnjë  nga autoritetet nuk është interesuar për të ndjekur nga afër situatën.

“Uji ka prishur çdo gjë. Të gjitha janë jashtë funksionit. Dy herë ka hyrë uji në dy javë dhe asnjë nga Bashkia nuk ka ardhur. Jemi 4 anëtarë të familjes, çdo objekt në shtëpi është dëmtuar”, tha një nga banoret e zonës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!