Gjoba ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për shkelje të ligjir elektoral ka përfunduar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. KQZ njofton se ditën e sotme është hedhur shorti për kërkesën ankimore të paraqitur nga Veliaj.
“Sot u hodh shorti për Kërkesën Ankimore nr. 03, me objekt: “Ndryshimi i vendmit nr.46, datë 09.02.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ‘Për shqyrtimin administrativ të denoncimeve për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 09, datë nr. 9, datë 24.12.2020’ të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”.
Rezultatet e shortit përcaktuan si relator të kërkesës, Anëtarin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, z. Koli Bele”, thuhet në njoftimin e KQZ.
KQZ gjobiti kryebashkiakun me 750 mijë lekë të vjetra për shkelje të rregullave në zhvillimin e aktiviteteve elektorale.
Veliaj është gjobitur me 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve si edhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara. Vendimi erdhi pas ankesës nga LSI në lidhje me aktivitetet publike të kryetarit të Bashkisë së Tiranës./mv.abcnews.al