Komisioneri Publik ka ankimuar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka konfirmuar në detyrë më herët, gjyqtarin. Sipas Komisionerit Publik, gjyqtari Ngresi nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, duke kërkuar nga KPA që ky gjyqtar të shkarkohet nga detyra.
“Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 324, datë 11.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Sokol Ngresi.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik”, njofton Komisioneri Publik. g.v/abcnews.al