Fotot e rralla të Tiranës, Mirela Bogdani: Te ruhet çfarë ka mbetur nga historia e qytetit

schedule16:56 - 11 Shkurt, 2021

schedule 16:56 - 11 Shkurt, 2021

Nga Leontina Nika

Shumë prej imazheve të Tiranës së djeshme, kinema, apo shtëpi karakteristike, nuk janë më thjesht ata ekzistojnë si memorie përmes këtyre fotografive që ruhen ne Arkivin e Shtetit.

Kjo është thirrja që bën Mirela Bogdani, për pushtetin në 101 vjetorin e Tiranës kryeqytet.

“Shumë nga këto fotografi që ne shohim sot kanë mbetur thjesht fotografi pasi thuajse asgjë prej tyre nuk ekziston. Kjo është jo vetëm  një ditë kujtese por edhe një moment për të bërë thirrje që të ruajmë atë që ende ka mbetur në kryeqytet”, thotë ajo.

Fotot historike të Tiranës së djeshme prezantohen përmes një ekspozitë në  kalanë e Tiranës nga arkivi i shtetit.

Ne këtë rrugëtim historik, ndërthuret arkitektura, por edhe jeta kulturore, një festë e bukur e vitit 1922, e cila nuk zhvillohet më në këtë qytet.

Ardit Bido, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave theksoi rëndësinë e datave të tilla për të treguar edhe çfarë ruhet në fondet arkivore, si një moment me rëndësi për kujtesën.

“Le të shohim pak Tiranën origjinale siç ka qenë në vitet ’30 kur filloi transformimi i qytetit, por që kishte mbetur ajo pjesa e vjetër e Tiranës e paprekur”, thotë Bido.

Ekspozita do të qëndrojë e çelur për disa ditë në Kalanë e Tiranës. Krahas fotografive, e kartolinave , nuk  mungojnë edhe elemente te etnografisë. /abcnews.al