100 ndeshje me fanellën e Atalantës, mesazh special për Berat Gjimshitin

schedule15:57 - 11 Shkurt, 2021

schedule 15:57 - 11 Shkurt, 2021

Përballja gjysmëfinale e Kupës së Italisë me Napolin ishte një ndeshje jubile për mbrojtësin e Atalantës, Berat Gjimshitin. Për lojtarin e kombëtares shqiptare fitorja 3-1 me napoletanët ishte ndeshja e 100-të me bergamaskët.

Kjo arritje për 27-vjeçarin nuk mund t’u kalonte pa u përmendur dhe është vetë klubi i Atalantës që përgëzon Gjimshitin përmes një postimi në “Twitter. “Një ndeshje jo e keqe për të festuar paraqitjen e tij të 100-të më fanellën tonë. Urime Berat”, shkruhet përkrah postimit.

Kujtojmë që qendërmbrojtësi u transferua tek Atalanta në vitin 2016, kur u ble nga Zyrihu. Në fillimet e tij ai nuk po gjente hapësirat e duhura dhe u huazua tek ekipe si Avelino e Benevento për të fituar më shumë përvojë. Më pas nga viti 2018, Gjimshiti është një titullar fiks në formacionin e Gasperinit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!