Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar nga Durrësi për operacionin e ndërmarrë sot nga SPAK në Krujë.
Duke iu referuar arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, një avokati dhe kryesekretares së gjykatës, diplomatja tha se ata që mendojnë se SPAK nuk po funksion, e kanë gabim.
Kim, nga porti i Durrësit, shtoi se Reforma në Drejtësi nuk është një mrekulli, por “ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet, ndërsa i ftoi qytetarët që mos të jenë skeptikë dhe mos të bien pre e propagandave.”
Ndërsa, duke folur për thirrjen që ka bërë më herët që kerët e partivë të pastrojnë listat zgjedhore, ambasadorja tha se kjo nuk është kërkesë e SHBA, porse kjo është ajo që meritojnë votuesit shqiptarë. sb/abcnews.al/