Fushatë rinovimesh te Milani, gati marrëveshja e re me yllin e mbrojtjes

schedule12:18 - 11 Shkurt, 2021

schedule 12:18 - 11 Shkurt, 2021

Gjatë verës pritet një fushatë rinovimesh te Milani dhe mes tyre është edhe emri i Davide Calabrias. Mbrojtësi i djathtë po shkëlqen këtë sezon tek kuqezinjtë dhe mesa duket drejtuesit kërkojnë t’ia shpërblejnë punën e bërë nga ai.

Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, Milan pritet t’i ofrojë një marrëveshje paraprake 24-vjeçarit, ku sigurisht në kontratën e re pritet të ketë dhe një rritje paga për të. Kujtojmë që italianit i përfundon kontrata aktuale në vitin 2022 dhe përfiton 1.2 milionë euro në sezon.

 

Mësohet se pas rinovimit, Calabria do të përfitojë plot 2 milionë euro si dhe bonuset e ndryshme. Lojtari ka luajtur në të gjithë ndeshjet e Serie A këtë sezon, duke luajtur edhe disa herë si mesfushor për shkak të mungesave që “Djalli” ka patur, ku ka shënuar dhe dy gola të rëndësishëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!