Barcelona u mposht nga Sevilla dhe katalanasit nuk e kanë përjetuar mirë humbjen. Normale diçka e tillë. Në skuadrën “blaugrana” ka ankesa edhe për arbitrin e ndeshjes, në lidhje me një penallti të padhënë.
Pedri dhe Frenkie De Jong u shprehën pas ndeshjes për një faull të Suso ndaj Jordi Alba. Mesfushori spanjol tha: “Ekziston një penallti… Nuk e di nëse është brenda apo jashtë zonës”. Një mendim e dha edhe trajneri Ronald Koeman:
https://twitter.com/i/status/1359618265476182018
“Arbitrimi ishte i mirë, por gjithmonë ekzistojnë pikëpyetje rreth penalltisë. Nuk e di pse Var nuk hyri në lojë. Ata bënë shumë gabime”. Pas ndeshjes ka reaguar edhe futbollisti i Sevilla, Suso, i cili ishte protagonist i ndërhyrjes ndaj Jordi Alba. Një emoji ka mjaftuar, për të kuptuar që i vjen të qajë nga ato që thuhen. /abcnews.al
?????????? https://t.co/3gg3A2T5vp
— SusoFernandez (@suso30oficial) February 10, 2021