7000 vaksina të Pfizer do të mbërrijnë më 15 shkurt në Shqipëri. Kështu është shprehur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në emisionin “Opinion”.
Ministrja tha se Qeveria shqiptare kontraktuar 1 milion e 600 mijë vaksina, ndërsa në kuadër të COVAC në vendin tonë do të mbërrijnë dhe vaksina të AstraZeneca.
“Absolutisht nuk u tretë. Qeveria shqiptare i kontraktuar 1 milonë e 600 mijë vaksina. Kemi vijuar të vaksinojmë dhe kemi vaksinuar edhe me dozën e dytë.
Kemi kontraktuar për 800 mijë qytetarë doza të vaksinës. 15 shkurti është data kur vijnë rreth 7000 vaksina. Ne kemi një skedul të komunikuar nga Pfizer. Përmes COVAX presim AstraZeneca dhe sigurisht do të bëjmë më të mirën”, tha Manastirliu.
Ajo tha se masat e reja do të jenë vendimtare për të vlerësuar nëse pas dy javësh do të shtohen masat apo do të lehtësohen.
Rrezikojmë të shkojmë në masa më strikte në vijim?
Masat do të qëndrojnë 14 ditë dhe këto dy javë do të jenë vendimtare dhe të gjithë duhet të sakrifikojnë. Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme do të jenë përcaktuese nëse do të kemi një shtrëngim të masave ose një lehtësim të tyre.
Shkollat do vazhdojnë rregullisht?
Komiteti ka rekomanduar bërjen e mësimit online dhe në shkollë. Ndërsa në këtë dy javë shkollat e mesme do të bëjnë shkollën online për shkak se grupmosha 15-24 ka pasur një incidentë në rritje./mv.abcnews.al