Armando Broja u ndal nga Var në kupën e Holandës. Sulmuesi nga Malësia e Madhe e gjeti rrugën e rrjetës kundër Excelsior, por më pas goli u anulua.
Ndërhyrja e Var solli këtë vendim, pasi lojtari Vitesse e kishte nisur aksionin nga një faull me topin në lëvizje. Sigurisht Broja u mërzit shumë.
Broja 0-1 #excvit pic.twitter.com/bP7TYyAsU6
— nielsdigital (@nielsdigitl) February 9, 2021
E njëjta gjë ndodhi edhe me trajnerin Thomas Letsch, i cili tha: “Në atë fushë ku po luanim, topi kishte mundësi që të mos pushonte fare së rrotulluari”.
Fatmirësisht Vitesse fitoi dhe u kualifikuar, ndryshe deklaratat do të ishin më të aspra. Ndeshja u mbyll me triumfin 0-1 të skuadrës së Brojës. Goli u shënua në minutën e 90-të nga Openda. /abcnews.al