Të dielën “finalja” Lushnja-Egnatia, zbardhet plani për të Parën

schedule10:38 - 10 Shkurt, 2021

schedule 10:38 - 10 Shkurt, 2021

Kategoria e Parë u rikthye në fundjavë dhe tashmë janë programuar edhe duelet e radhës, teksa në grupin A Burreli ka mundësinë të marrë vendin e parë për shkak se Dinamo është pushim këtë javë.

Matjanët presin Vorën dhe fitorja është detyrim për ta. E njëjta situatë edhe për Korabin që përballet në shtëpi me Veleçikun dhe Besëlidhja me Partizanin B. Erzeni dhe Oriku, skuadra që e nisën vitin me fitoren, do ndeshen mes tyre.

Po të shtunën, prej orës 13:00, luhen edhe dy takime në grupin B, madje janë mjaft interesante. Elbasani do pikë për mbijetesën dhe me Tomorin do e ketë të vështirë, sikurse Besa në Pogradec me vendasit. Të dielën luhet dueli kryesor i kësaj jave, mes Lushnjës dhe Egnatias së vendit të parë. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË – JAVA 11

GRUPI A
E shtunë, më 13 shkurt, ora 13:30

Besëlidhja-Partizani B
Erzeni-Oriku
Korabi- Veleçiku
Burreli-Vora

GRUPI B
E shtunë, më 13 shkurt, ora 13:30

Elbasani-Tomori
Pogradeci-Besa

E diel, më 14 shkurt, ora 13:30
Lushnja-Egnatia

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!