Një teori konspirative, e shpërndarë në rrjetet sociale që prej muajit dhjetor, bindi mbështetësit e Trump se Biden nuk do të betohej më 20 janar. Por, fill pas inaugurimit, një teori tjetër nisi të qarkullojë.
“Trump do të rikthehet si president i SHBA-së më 4 mars, për të rimarrë drejtimin e vendit”, shprehet një mbështetëse e tij.
“Ekzekutimet nisin më 4 mars, kjo është deklarata e madhe dhe unë mezi po pres”, shton një tjetër.
Ata mendojnë se Trump do të rikthehet në zyrë dhe largimi i tij ishte fals. Sipas teorive konspirative, që gjithnjë e më shumë po qarkullojnë në rrjet, zgjedhja e çdo presidenti, në vend të Trump, është ilegjitime. Madje, sipas tyre, Trump do të rikthehet në zyrën ovale në muajin mars.
Pasi Twitter-i i mbylli ish-presidentit llogarinë personale, ai dhe mijëra mbështetës tashmë i janë drejtuar platformës GAB, që deri më tani ka 200 mijë anëtarë, që besojnë vërtet se Trump do të rikthehet pas një muaji.
Madje, përmes një fotoje, grupimi shfaqi edhe një mesazh, ku shkruhej: “Nëse dritat ikin, ta dini se ne kemi marrë kontrollin”.
Madje, mbështetësit e Trump i kanë bërë thirrje edhe senatorëve, për ta shpëtuar Trumpin gjatë fajësimit dhe se vetëm ata mund të sjellin ndryshimin për Amerikën.
Parashikimi i fundit nga lëvizja QAnon duket se i bën jehonë asaj të lëvizjes qytetare sovrane , pasuesit e së cilës besojnë se nuk kanë pse të ndjekin ligjet federale ose të paguajnë taksa.
Baza e kësaj vjen nga një ligj i miratuar në 1871 i cili fshehurazi ktheu SHBA-në në një korporatë. Lëvizja qytetare sovrane, pra, beson se çdo president pas Uliks S. Grant është i paligjshëm.
Ata gjithashtu pretendojnë se SHBA-ja është drejtuar nga një grup investitorësh në hije që nga viti 1933, në periudhën e Franklin D. Roosevelt . Data e inaugurimeve presidenciale u ndryshua gjithashtu nga 4 Mars në 20 Janar në 1933.
FBI i konsideron ekstremistët shtetas sovran një kërcënim të brendshëm terrorist dhe anëtarët e tyre kanë qenë pas një numri incidentesh të dhunshme. Shumë teori si në lëvizjet QAnon ashtu edhe në ato sovrane të qytetarëve janë gjithashtu të rrënjosura në antisemitizëm./abcnews.al