Senati amerikan i Shtetit ka votuar me 56 vota pro dhe 44 kundër se është kushtetuese mbajtja e gjyqit për një president i cili nuk është më në detyrë.
Kjo do të thotë se gjyqi i dytë për Donald Trump do të fillojë nga dita e nesërme. Për marrjen e këtij vendimi duhej një shumicë e thjeshtë votash.
Trump akuzohet për nxitje të rebelimit një muaj më parë duke u kërkuar mbështetësve të tij të përballen me ligjvënësit në Kapitol ndërsa ata po çertifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020.
Protesta u kthye në një përplasje të dhunshme. Rreth 800 mbështetës të zotit Trump sulmuan autoritetet e Kapitolit, thyen dyer e dritare, plaçkitën disa zyra të Kongresit dhe u përleshën me policinë. Si pasojë pesë persona mbetën të vdekur, mes tyre një oficer i policisë së Kapitolit, si dhe një protestuese e cila u qëllua nga një oficer policie./mv.abcnews.al


