Në Britaninë e Madhe është përhapur një mutacion i ri i Covid-19 dhe shumë shtete kanë vendosur bllokadën ndaj personave që vijnë nga ishulli.
Duelet e raundit të 1/8 të Champions League po afrojnë dhe disa ndeshje pritet të zhvillohen në fusha neutrale. M’Gladbach-Manchester City do të luhet në “Puskas Arena” të Budapestit.
Ndryshim plani edhe për duelin e Europa League mes Real Sociedad dhe Manchester United, takim që do të luhet në Torino. Italia pritet të presë një tjetër përballje “big”.
Atletico dhe Chelsea do të luftojnë mes tyre për një biletë në çerekfinalet e Champions League. Dueli i parë është parashikuar për datën 23 shkurt.
Kjo ndeshje nuk do të luhet në “Wanda Metropolitana” dhe asnjë stadium tjetër të Spanjës, kjo për shkak se autoritetet iberike kanë zgjatur kufizimet e fluturimeve nga Britania e Madhe deri më 2 mars.
Në “pole” ndodhet Italia dhe stadiumi “Luigi Ferraris” i qytetit të Xhenovës shihet si opsioni më i mundshëm për zhvillimin e kësaj ndeshje. /abcnews.al