Bayern Munchen, Liverpool dhe Chelsea. Këto janë tre skuadrat që do luftojnë deri në fund për të siguruar shërbimet e Dayot Upamecano, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Siç raporton Sport Bild, Manchester United ka vendosur të tërhiqet nga gara për yllin francez.
Kush do ta marrë atë? Vetë lojtari do të vendosë, duke qenë se në kontratën e tij ka një klauzolë prej 42.5 milion të vlefshme për merkaton e ardhshme dhe të tre klubet e lartpërmendur janë të gatshëm ta paguar atë shumë, pavarësisht krizës prej pandemisë.
Për këtë arsye klubet që duan mbrojtësin francez do të duhet të merren drejtpërdrejt me lojtarin, pa pasur nevojë për dritën jeshile nga Leipzig. Bayern Munchen shihet në “pole” për mbrojtësin, por milionat e Chelseas dhe interesimi i Klopp nuk duhen lënë pas. /abcnews.al