Një 30-vjeçar në Korçë është arrestuar pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Mësohet se K. L., banues në Korçë u arrestua në flagrancë në afërsi të fshatit Guri i Kuq, Pogradec.
Ai po transportonte në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “BMW X5”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte marrë nga nga 100 euro personi me premtimin se do t’i kalonte drejt vendeve të BE-së.
Në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me këtë rast, policia ka kryer kontroll në banesën e 30-vjeçarit ku ka gjetur edhe një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që u sekuestrua si provë. sb/abcnews.al/

