Kryeministri në deklaratën e tij për mediat këtë të martë ka komentuar dhe situatën në të cilën ndodhet vendi ynë si pasojë e koronavirusit,
Rama është shprehur se ky është një proces i vështirë por që po i dilet me një punë të mirorganizuar,
“Ky është një proces i vështirë, sfidues, ku o jemi bashkë dhe secili bën detyrën e vet dhe ia dalim faqebardhë, ose turpërohemi bashkë, qoftë edhe për një thyerje të vetme të zinxhirit.
Përfitoj të bëj një thirrje në emër te ekspertëve, mos dyndni veten dhe të afërmit tuaj me ilaçe. Mos bini pre e 20 mijë mënyrave dhe sugjerimeve që vijnë nga 20 mijë drejtime. Por referojuni vetëm dy skemave bazë të mjekimit, sepse po të ishte gjetur kura për ta vrarë Covid-in do të ishte e njohur botërisht. Janë të vetmet skema që nuk bëjnë dëme. Dyndja me ilaçe mund të sjellë pasoja të parikuperueshme pastaj. Kur është vonë për të shkuar të dera e spitalit.
LEXO EDHE: “Autonomi spitalore”,Rama: Do të marrë fund historia e mjekëve që punojnë në shtet dhe privat
Numri i testimeve është 10-fishuar në krahasim me muajin qershor, kanë hyrë në përdorim testet e shpejta. Numri i epidemiologëve është rritur me 30 për qind. Ky është një proces i vështirë, sfidues, ku o jemi bashkë dhe secili bën detyrën e vet dhe ia dalim faqebardhë, ose turpërohemi bashkë, qoftë edhe për një thyerje të vetme të zinxhirit”, shtoi ai.
Gjithashtu Rama është shprehur se fushata e vaksinimit vijon dhe se vijon bisedimet me kompani të ndryshme në vende të ndryshme për të bërë të mundur sigurimin e sasisë së duhur të dozave të vaksinës Covid për qytetarët.
“Përsa u përket vaksinave, duhet të kthehem patjetër edhe në vitin 2013. Asnjë vaksinë nuk kishte për gripin. Ndërsa sot në per Covid-19, kemi siguruar. Kemi siguruar 1 milion e 600 mijë doza për 800 mijë qytetarë përmes Covax nga Pfizer. Jemi në negociata me kompani të tjera”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al