Kushi takim me ambasadoren e Francës: Prioritet bashkëpunimi mes vendeve

schedule10:14 - 9 Shkurt, 2021

schedule 10:14 - 9 Shkurt, 2021

Ministrja e Arsimi,  Evis Kushi ka zhvilluar takim me Ambasadoren e Francës në Tiranë Sh. S. Znj. Elisabeth Barsacq.

Kushi bën me dije se në këtë takim  u përshëndet çështja gatishmërinë e saj për të çuar përpara nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha me interes të ndërsjellë.

Ministrja Kushi shprehet gjithashtu se ka përcjellë mirënjohjen e qeverisë shqiptare për kontributin e vyer që Franca ka dhënë në periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 në dobi të mbarëvajtjes së procesit mësimor.

“Me Ambasadoren Barsacq shkëmbyem gjithashtu të njëjtat pikëpamje për të forcuar standardet e ndërveprimit mes MASR dhe Ambassade de France en Albanie në çështje të përbashkëta që lidhen me arsimin, sportin dhe rininë” – mbyll postimin e saj në rrjete sociale, Ministrja Evis Kushi.

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!