Tre persona u plagosën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në qytetin e Elbasanit. Makina me targa greke me të cilën shoferi dhe dy pasagjerët po udhëtonin me makinë doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal në krah të rrugës.
Gazetari i ABC, Aldo Kozarja siguron pamjet e makinës së aksidentuar, e cila pësoi shumë dëmtime, aq sa shoferi dhe dy pasagjerët dolën vetëm me ndihmën e shërbimit zjarrfikës, pasi kabina u shtyp.
Dy nga të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i treti është në gjendje të rëndë. Ai është transportuar në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nisur nga vendi ku ndodhi aksidenti, nga të dhënat e para dyshohet se shkak i daljes së makinës nga rruga ka qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë./ db/Abcnews.al

