Numri dy i partisë Socialiste i ftuar në Log. këtë të hënë është përplasur me moderatorin Endri Xhafo dhe analistin Agron Gjekmarkan në lidhje me rimbursimin e ilaçeve për Covid.
Balla theksonte se sistemi mjekësor është duke e menaxhuar më së miri situatën nga Covid, ndërsa gazetari Xhafo e ka kundërshtuar numrin dy të PS-së duke thënë se e ka nga eksperienca e tij se nuk ka pasur asnjë mbështetje për kuron e Covid nga shteti.
“Ditën që thuhen gënjeshtra pafund është e rëndësishme që të reagojmë, Gjekmarkaj tha se nuk ka menaxhim, por indikacionin për një menaxhim të tillë e ka sistemi mjekësor. Gënjeni kur e thoni këtë”, ka thënë Balla
Endri Xhafo: Nuk e ka gabim Gjekmarkaj, pasi dhe kryeministri sot ka thënë mos u kuroni nëpër shpia por kaloni në spitale
Taulant Balla: Ju e keni kaluar Covid
Endri Xhafo: Po e kam kaluar, në gjendje mesatare
Taulant Balla: Unë e kam kaluar Covid pa asnjë simptomë dhe bashkëshortja ime me simptoma për të mos shkuar në spital apeli im është i njëjtë me atë të kryeministrit kur pas ditës së gjashtë rritet temperatura duhet që të shkoni në spital. Shqipëria sot asnjëherë nuk i ka pas në rrezik kapacitetet mjekësore. Shqipëria është një ndër vendet e pakta që ka rimbursuar kurimin në shtëpi
Endri Xhafo: Kur e ke rimbursuar, ju lutem meqë më përmend eksperiencën time personale kjo është sy për sy. Pas 1 janarit është vënë në zbatim.
Taulant Balla: Gënjeni,
Endri Xhafo: Jo nuk gënjej fare se e ka kaluar ime më dhe unë por duhet që të marrësh vertetim nga shteti. Rimbursimi është thuajse inekzistent./abcnews.al

