Vaksinat nga Moderna dhe AstraZeneca arrijnë në Kroaci

schedule16:57 - 8 Shkurt, 2021

schedule 16:57 - 8 Shkurt, 2021

Kroacia këtë të hënë ka marrë dhe dozat e para të vaksinës anti Covid. Mediat vendase bëjnë me dije se sot fillon shpërndarja e 25.200 dozave të vaksinave të kompanive Moderna dhe AstraZeneca, të cilat do të përdoren për të vaksinuar grupe të prekshme të popullatës.

Dozat e para prej gjithsej 25.200 vaksinave të mbërritura në Republikën e Kroacisë sot do të dërgohen në rajonet e Dalmacisë dhe Slavonisë me qëllim vaksinimin e grupeve më të rrezikuara të popullsisë.

Mirëpo, Partia Kroate e Pensionistëve (HSU) e konsideron vaksinën e AstraZeneca-s si joefektive, duke kërkuar që ajo të mos u jepet personave mbi 65 vjeç.

Nga kjo parti theksojnë se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca me disa kufizime sa i përket efektivitetit të saj, veçanërisht për popullatën e moshuar, ndërsa disa qeveri evropiane kanë vendosur të mos e përdorin këtë vaksinë për të moshuarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!