Shtëpia më e vogël në Londër në shitje për 1 milion euro

schedule15:47 - 8 Shkurt, 2021

schedule 15:47 - 8 Shkurt, 2021

Një shtëpi në lagjen Sheferd Bush në Londër, e ngecur mes një parukierie dhe një studioje mjekësore. Bëhet fjalë për shtëpinë më të ngushtë të kryeqytetit britanik, e gjerë vetëm 180 centimetra, por pesë katëshe, e që tashmë është në shitje. Ndoshta jo shumë praktike pavarësisht se është 95 metra katrore, por është origjinale. Dhe çmimi nuk është aspak modest: më shumë se një milion euro.
Sipas agjentit të shitjeve, shtëpia është e veçantë dhe shumë speciale; në Londër nuk ka një shtëpi tjetër që të jetë 1 metër e 80 centimetra e gjerë. Ka shtëpi pesë katëshe, por nuk kanë një hapësirë kaq të veçantë, një invidualitet të tillë dhe historinë e kësaj shtëpie.

E vendosur në pjesën perëndimore të Londrës, në fillim ishte një dyqan kapelesh viktoriane, ndërsa në katet sipër jetonin pronarët dhe ishte vendosur dhe magazina. Tashmë pritet që shtëpinë ta blej dikush që jeton vetëm, ose ndonjë çift, pasi nuk do të ishte e përshtatshme për një familje të madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!