Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla thirrje nga Kuvendi: Fermerët të aplikojnë për naftën pa akcizë  

schedule11:41 - 8 Shkurt, 2021

schedule 11:41 - 8 Shkurt, 2021

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar naftën pa akcizë, pasi ka afat deri në 25 shkurt.

“Ti rikujtoj të gjithë qytetarëve që jetojnë në zona rurale kanë mbetur rreth dy janë deri në 25 shkurt të aplikimit të naftës pa akcizë. Nafta falas ka qenë një angazhim i kësaj shumice. Viti 2020 ishte i vështirë, por të dhënat e para për rimëkëmbjen janë tepër pozitive. Është fakt që pas një viti të vështirë kemi siguruar 1.9 miliard lekë për finacimin e naftës pa akcizë. Banorët që merren me bujqësi me një nipt, apo hipotekë duke specifikuar llojin e kulturës bujqësore përfitojnë jo pak. Është një përllogaritje e saktë mes normës dhe lëndës djegëse, çdo fermer, mund të kesh edhe dy dylym, mjafton të kesh certifikatën e tokës dhe qytetarët që jetojnë në fshat marrin naftën pa akcize”, tha Balla.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal, edhe tek situata e pandemisë në vend. Sipas Ballës, ndonëse ka rritje të shifrave, fakti që spitalet po e përballojnë mirë do të thotë se jemi në rrugën e duhur.

“Pjesa më e vështirë ka kaluar. Edhe pse kemi një rritje të numrit, fakti që spitalet po e përballojnë këtë situatë do të thotë se jemi në rrugën e duhur. Shqipëria ka arritur të buzëqeshë për shkak të vaksinimit”, tha Balla. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!