PSG fitoi 0-2 në fushën e Marseille mbrëmjen e kaluar, sfidë që u vendos nga golat e Mbappe dhe Icardit në pjesën e parë. Kampionët në fuqi renditën në vend të tretë, me tre pikë më pak se Lille kryesuese.
Triumfi në klasiken e futbollit francez ishte tepër i rëndësishëm për djemtë e Pochettinos, teksa një episod i veçantë ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes. Alvaro Gonzalez u bë i njohur për sherrin që pati me Neymar në sfidën e fazës së parë.
¡Increíble! Entró Neymar vs. Marsella en la #Ligue1xESPN y claro, Álvaro González lo fue a buscar… pero se terminó lesionando. pic.twitter.com/B2xh42HXM0
— SportsCenter (@SC_ESPN) February 7, 2021
Braziliani pretendoi se mbrojtësi spanjoll e kishte ofenduar me komente raciste dhe shumë polemika shpërthyen pas ndeshjes. “E vetmja gjë për të cilën pendohem është fakti që nuk ia plasa një grusht fytyre atij shkërdhate. Ku është VAR-i? E thjeshtë të dallosh agresivitetin tim, por tani pres dënimin e atij racisti“, u shpreh ylli i PSG.
Mbrëmjen e kaluar ishin të dy në fushë dhe në dyluftimet mes tyre nuk munguan. Në një moment, Alvaro tentoi të frenonte sulmuesin e PSG-së me një ndërhyrje të ashpër, por u dëmtua dhe u detyrua të kërkonte zëvendësim. /abcnews.al