Ledri Vula dhe Sara Hoxha udhëtuan më në fund së bashku me vajzën e porsalindur drejt Kosovës. Prindërit e Ledrit ishin mjaft të entuziazmuar saqë i bënë mbesës së tyre një pritje madhështore, duke i organizuar një festë të këndshme. E para që e ndau këtë gëzim kaq të madh ishte gjyshe Xheraldina, që ka ndarë në Instagram foton e parë me të voglën.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë Poem Blu. Xheraldina duket se është emocionuar pafund nga ky takim, teksa ka shkruar: “Dhe ajo erdhi dhe zemra ime shkriu dhe filloi të rrahë në një ritëm tjetër”. Xheraldina zbuloi pak ditë më parë në një intervistë se e thërriste me përkëdheli Poi.
“Unë nuk kisha gisht në vendosjen e emrit të vajzës, doja që vetë mami dhe babi i saj ta merrnin këtë vendim. Ama unë i kam vënë një ‘nickname’ e thërras me përkëdheli Poi.” , tregoi ajo. /abcnews.al