Romelu Lukaku po zhvillon sezonin e dytë me Interin dhe kalimi në Milanon zikaltër e ka kthyer belgun në një goleador të frikshëm. 56 gola deri tani me ekipin e Antonio Contes për 27-vjeçarin.
Performancat pozitive kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura evropiane. Pep Guardiola e sheh si një nga kandidatët për zëvendësuesin e Sergio Agueros.
Por jo vetëm klubi që kryeson Premier League. Interesim për Lukakun po shfaq edhe Real Madrid. Në Spanjë raportojnë se presidenti Perez po përgatit një ofertë prej 100 milion eurosh për sulmuesin. /abcnews.al