Myrto Uzuni po kalon një formë të mrekullueshme te Ferencvaros. Sulmuesi po zhvillon performanca fantastike dhe po shënon rregullisht.
25-vjeçari ka gjetur pak më parë golin e radhës në elitën e futbollit hungarez. Ferencvarosi kryesues po përballet në shtëpi me MOL Fehervar, ekip që renditet në vend të dytë.
https://streamable.com/hwv2d5
Uzunit i kanë mjaftuar 11 minuta për të tundur rrjetën kundërshtare dhe për t’i dhuruar avantazhin kampionëve të Hungarisë.
Ky ishte goli i gjashtë sezonal në kampionat për lojtarin e kombëtares shqiptare, i cili gjen rrjetën për herë të pestë radhazi. /abcnews.al