Rrallëherë mund ta shikosh Selena Gomez pa flokët e saj brune. Themeluesja e “Rare Beauty” pothuajse nuk njihej fare pasi u shfaq e veshur me një paruke pastel këtë javë në New York. Një fotot e shpërndara nga stilistja e saj, Gomez i shoqëroi kaçurrelat e saj me një pallto Louis Vuitton dhe një bluzë blu.
Nuk dihet nëse ky ndryshim, ka të bëjë me ndonjë projekt të ardhshëm të këngëtares. Kujtojmë që Gomez iu rikthye tregut muzikor me dy projekte, të realizuara në gjuhën spanjolle. Pak kohë më parë, ajo zbuloi se pritet të sjellë dhe një album në gjuhën spanjolle.
“Revelación” është albumi im i parë në gjuhën spanjolle dhe do të publikohet më 12 Mars. Ju mund ta porosisni atë që nesër në orën 12″, është shprehur Gomez. “Ky është vetëm fillimi i dickaje që kam dashur prej vitesh të eksploroj. Uroj me gjithë zemër që ju ta pëlqeni po aq sa unë.“, shtoi më tej këngëtarja. /abcnews.al