Kukësi-Kastrioti është ndeshja e fundit e kësaj jave në Superiore. Trajneri Mirel Josa i gëzohet rikthimit të sulmuesit Patrick Eze, i cili e nis nga minuta e parë.
Në stol është ulur i riu Peposhi, kurse pjesa tjetër e formacionit është e njëjtë me sfidën e fundit kundër Skënderbeut.
Krutanët rigjejnë Nezirin, i cili merr vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes në vend të vlonjatit Deliaj. Ndreu nuk ka bërë ndryshime të tjera.
KUKËSI-KASTRIOTI
Kukësi: Xhika, Dragoshi, Lulaj, Kurdic, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Matheus Leiria, Ibraimi, Eze. Trajner: Mirel Josa
Kastrioti: Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami, Nuriu, Mehmeti, Moraes, Bardhi, Prodani, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu. /abcnews.al