Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Akuzohet për fotoshop, Luana Vjollca përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme

schedule10:09 - 7 Shkurt, 2021

schedule 10:09 - 7 Shkurt, 2021

Pas një punë intensive me “Shiko kush luan”, Luana Vjollca ka zgjedhur të bëjë disa ditë pushime. Ajo ka ndarë disa momente të veçanta dhe me ndjekësit e saj në Instagram. Krahas një fotoje, në të cilën ka pozuar e veshur me një fustan të zi të shkurtër duke vënë në pah format trupore, ndjekësit kanë vërshuar në komente, të cilët e akuzuar për fotoshop.

Mesa duket beli i saj i hollë ka bërë që fansat të mendojnë se ka modifikuar foton. Por moderatorja ka vendosur t’ju përgjigjet me një video, të cilën e ka shoqëruar pikërisht me këngën “Photoshop”. Ajo shihet duke ecur plot elegancë, duke treguar qartazi belin e hollë, një përgjigje kjo ndaj krejt kritikëve. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!