ABC zbardh detaje të reja nga atentati që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë Gentjan Qarri.
Gazetari Elton Nikaj mëson se 40-vjeçari është qëlluar me plumb në gjoks. Qarri u shënjestrua teksa po ecte në këmbë rreth orës 18.16 në lagjen “29 Nëntori”, pranë lokal “Milano”.
Autori e qëlloi nga makina. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje – daljet e qytetit për të kapur autorët që janë larguar me shpejtësi me makinën me të cilën qëlluan 40-vjeçarin./ db/Abcnews.al