Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Nuk jam modest, mbajta kokën poshtë dhe e ngrita Milanin

schedule11:17 - 6 Shkurt, 2021

schedule 11:17 - 6 Shkurt, 2021

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është rikthyer të flasë për drejtuesit e klubit si dhe për ecurinë e kuqezinjve në këtë sezon. Në një intervistë për “Radio 105”, italiani tregon se të gjithë kërkojnë që ky të jetë një sezon i veçantë për ta. Gjithashtu, ai ndalet dhe tek besimi nga ana e drejtuesve, sidomos në momentet e vështira.

“Milan është ndër skuadrat më të reja në Europë, por një nga klubet më profesioniste. Unë  përpiqem për t’i motivuar të gjithë lojtarët dhe nuk kam për të lënë kurrë asnjë jashtë ekipit. Ekziston dëshira për ta bërë këtë sezon me të vërtetë të veçantë”, deklaron italiani.

 



“Besimi tek unë? Nuk dua të konsiderohem si një person që jam modest dhe i përulur sepse e di që kam kontribuar në këtë projket dhe kam punuar në detaje.

Fakti është që atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë bashkë kemi punar në një drejtim, sidomos gjatë momenteve të vështira. Klubi gjithmonë na ka mbështetur, mbrojtur dhe na ka lejuar të punojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundon Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!