Emër, stemë e re dhe nga viti zero: Lind Luftëtari i ri

schedule10:37 - 6 Shkurt, 2021

schedule 10:37 - 6 Shkurt, 2021

Pas disa vitesh të suksesshme në Kategorinë Superiore, ku arritën edhe të kualifikohen për herë të parë në histori në eliminatoret e Europa League, Luftëtari sezonin e shkuar nisi rënien dhe në këtë aktualin u rrëzua përfundimisht.

Klubi është i shkrirë dhe ka falimentuar për shkak të borxheve. Në Gjirokastër, në pamundësi të fondeve për të paguar detyrimet e prapambetura në paga dhe jo vetëm, kanë vendosur të krijojnë një tjetër klub të ri nga e para.

Së fundmi në faqen e Instagramit është njoftuar emri dhe stema e re. Klubi nga Gjirokastra tashmë do të quhet AF Luftëtari (Akademia e Futbollit), teksa edhe stema nuk është më e vjetra, por diçka inovative dhe e bukur estetikisht.

Sezonin e ardhshëm gjirokastritët nisin aventurën si klubi më i ri krijuar në vendin tonë. Ata do të luajnë në Kategorinë e Tretë, për të ngjitur shkallët dalëngadalë deri në të Parën apo Superiore, çka është edhe synimi më i madh. /abcnews.al