Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Meiat fqinje raportojnë se në pranga ka rënë një 43-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në Nea Filothei të Athinës janë gjetur 2.1 kg marijuanë, 55 gram kokainë, 760 kapsula narkotike, 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 4850 euro si dhe 2 peshore.
Policia ka shoqëruar në komisariat personin në fjalë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen nëse shqiptari trafikonte drogën I vetëm apo është i lidhur me ndonjë grup kriminal. /abcnews.al