Tentuan ta përdhunonin, i riu: Hoteli “Fafa” s’lejoi policinë, kisha frika se do të më mbysnin

schedule20:35 - 5 Shkurt, 2021

schedule 20:35 - 5 Shkurt, 2021

Një nga konkurentët e emisionit “It’s my love”, Qëndrim Pllana ka deklaruar akuza tepër të rënda ndaj moderatorit Kreshnik Husajt, i njohur si Kika.

Në një intervistë të dhënë në T7, 25-vjeçari u shpreh se si ky i fundit ka tentuar ta dhunojë si seksualisht, ashtu edhe fizikisht.

“Ishim në Golem në hotelin “Fafa”, ku kemi ndenjur të gjithë por në mbrëmje ndodhi diçka që se kam kuptuar. Në mëngjes me hapen derën dhe filluan të më godasin secili prej stafit që kanë qenë”, ka thënë ndër të tjera Qëndrimi.

LEXO EDHE:  Shqiptari shkoi për të gjetur dashurinë në emision: Me rrahën dhe donin të më përdhunonin

Sipas të riut, ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Fafa”, të cilët nuk kanë lejuar policinë që ta ndihmojnë.

“Hoteli ‘Fafa’ ka refuzuar policinë që mos të vijë aty dhe kam qenë aq në traum sa thash do të më mbysin këta”, është shprehur Pllana.

Gjithashtu, ai ka rrëfyer se është lënë pa para dhe i vetëm Shqipëri, dhe për këtë arsye është dashur që të kërkojë ndihmë nga vëllai i tij për t’u kthyer në Kosovë./abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=fcoQ9aVaZXg&feature=emb_title