“Jeton në Dubai”, autori i masakrës në Elbasan në 2008 u kap me kokainë, shoku iu ekzekutua vjet

schedule18:35 - 5 Shkurt, 2021

schedule 18:35 - 5 Shkurt, 2021

Mikael Qosja është personi i akuzuar për ekzekutimin e trefishtë në 29 dhjetor të vitit 2018 në aksin Elbasan-Metalurgji ku u vranë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Gazetari Artan Hoxha tha sot se ai dyshohet se fshihet në Dubai.

Mikael Qosja është personazhi që është marrë me organizimin e vrasjes së ndodhur në 2018 me njohjen dhe gjurmimin e tij. Ky shtetas ka kohë që nuk është në Shqipëri, dyshimet janë që ai mund të ndodhë në Dubai, ai ka lëvizur më shumë me identitetin e tij.

Ky shtetas ka jetuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, por atje ka dhe shumë të tjerë të cilët e kanë parë Dubain si bazë të sigurt dhe kanë bërë shumë para mbi 100 milione euro ku Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi dhe e ka të vështirë” tha Hoxha.

Mikael Qosja, foton e të cilit ABC e ka siguruar, nuk është person i panjohur në Elbasan, madje më parë ka qenë i arrestuar për drogë.

Në datë 18 qershor të vitit 2008, Mikael Qosja që njihet edhe me mbiemrin Stefo u arrestua për kokainë dhe heroinë së bashku me Emiljano Ramazanin, që u vra pak muaj më parë në Elbasan (lexo ketu te gjitha lajmet).

Në 2018 gjatë një kontrolli të imtësishëm të mjetit tip “Benz” me targa TR 0309 P, që drejtohej nga Emiljano Ramazani, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spajkores” në lagjen “5 Maji”, u gjet lëndë narkotike e llojit kokainë dhe heroinë.

Emiljano Ramazani u vra sapo doli nga palestra në 21 korrik të vitit të kaluar, ndërsa shkak dyshohet se ishte prishja e pazareve të drogës./ db/Abcnews.al