Ndërron jetë nga Covid-19 në moshë të re zyrtari i LSI

schedule18:23 - 5 Shkurt, 2021

schedule 18:23 - 5 Shkurt, 2021

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë në moshë të re, një nga themeluesit e LRI, Amarildo Mekollari.

Lajmin për ndarjen nga jeta të djalit nga Skrapari e ka dhënë ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Përmes një statusi në ‘Facebook”, Xhixho njofton se ai ka vdekur nga Covid-19, por që do të kujtohet gjatë nga të gjithë.

Statusi i plotë:

Më trishtove shumë mik i mirë, bashkëpunëtor i çmuar në krijimin e LRI-së. Sa e pabesë kjo flamë Covid-19 që të mori e të largoi nga ne fizikisht, pasi ti do jesh me ne dhe në kujtimet tona përgjithmonë.

Prehu i qetë mik i mirë e mos ki merak, sepse Beta dhe engjëlli juaj nuk do jenë vetëm, por do të kenë gjithmonë pranë miqtë e tu.

Për mua do të mbetesh Amarildoja Mekollari i Skraparit, që më priste me buzëqeshje e plot pozitivitet.

Do na mungosh shumë.

Ngushellime Betës dhe familjes/abcnews.al